|
U mbajt debati Tė drejtat e minoriteteve dhe promovimi i tyre |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Thursday, 28 January 2010 |
|
Me temë “Të drejtat e minoriteteve dhe promovimi i tyre”, është mbajtur një debatë në Viti i përfaqësuesve të organizatave për të drejtat e njeriut , përfaqësuesve të institucioneve juridike dhe atyre profesionale, shoqërisë civile si dhe qytetarë të komunitetit serb. Në këtë takim të pranishmit debatuan rreth pozitës dhe të drejtave të minoriteteve që u vlerësua se është arritur një progres sa i përket lirisë së qytetarëve serb, krahas gjendjes së periudhës së pasluftës në Kosovë.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Kryetari Arifi emėroi drejtorėt e Drejtorive Komunale |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Monday, 25 January 2010 |
|
Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, në konferencën e sotme për shtyp, ka publikuar emrat e drejtorëve të drejtorive komunale për mandatin 4 vjeçar. Në këtë konferencë edhe komandanti i stacionit policor në Viti ka njoftuar me rastet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë, ku veçoi kapjen e 3 personave të maskuar që dyshohen për grabitje në Pozheran.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Kultura dhe sporti ne planin zhvillimor komunal |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Thursday, 21 January 2010 |
|
Me qëllim të zhvillimit të kulturës dhe sportit në komunën e Vitisë, është mbajtur sot një debat publik me njohës të këtyre lëmive, në kuadër të angazhimeve për hartimin e planit zhvillimor komunal, organizuar nga koordinatori për hartimin e këtij plani në bashkëpunim me OJQ “Elita” dhe bashkëpunim të Organizatës zvicerane “Intercooperation”.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Skenderbe Hebibi u zgjodh kryetar i Kuvendit Komunal tė Vitisė |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Wednesday, 20 January 2010 |
|
Është mbajtur seanca e parë e Kuvendit Komunal, ku në rend dite ishte paraparë zgjedhja e kryesisë së kuvendit, Komitetit për Politikë e Financa si dhe themelimi i Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Pronë dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport. Me 17 vota për kandidati i koalicionit PDK-AAK-AKR u zgjodh kryesues i Kuvendit Skenderbe Hebibi përkrah kandidatit nga LDD Kadire Ukshinit e cila morri 10 vota. Zv. kryesues i Kuvendit u zgjodh nga po ky koalicion Enver Ukshini i cili nuk pati kundër kandidat.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Monday, 18 January 2010 |
|
Komiteti Komunal për grumbullimin e ndihmave për zonat e përmbytura nga vërshimet në Shqipëri, i formuar me iniciativën e qytetarëve, bizneseve, shoqatave joqeveritare, bashkësive fetare, sindikatave të punëtorëve, subjekteve politike dhe i mbështetur nga Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Nexhmedin Arifi, fillon grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga vërshimet në Shqipëri. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
U formua Komiteti pėr grumbullim te ndihmave pėr familjet e pėrmbytura nė Shqipėri |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Friday, 15 January 2010 |
|
Familjeve të përmbytura nga vërshimet në disa zona të Shqipërisë, do tu dërgohen ndihma në gjëra ushqimore, veshmbathje dhe në të holla nga institucionet, organizatat, bizneset, shoqëria civile dhe qytetarët e komunës së Vitisë, të cilët me iniciativën e kryetarit të komunës së Vitisë, tani më kanë themeluar edhe komitetin për grumbullim të ndihmave humanitare që do të përbëhet nga përfaqësueses të institucioneve, bashkësive fetare, sindikatave të arsimit dhe administratës, shoqatave humanitare, këshillave të fshatrave si dhe komunitetit të biznesit. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|