AKTUALITETE arrow Qyteti
Qyteti
Monumentet Kulturore
Monday, 22 June 2009

 

 
Popullsia
Tuesday, 11 November 2008
Popullsia
Popullsia Në komunën e Vitisë bëjnë pjesë 43 fshatra me popullatë prej 68,633 banorë dhe me një sipërfaqe prej 297 km² dhe dendësi të popullsisë 231 banorë në një kilometër katror . Pjesa dërmuese e popullsisë jeton nëpër fshatra dhe merret me veprimtari bujqësore dhe blegtorale. Bujqësia merret si pjesë madhore e aktiviteteve ekonomike në Viti. Aktualisht në qytetin e Vitisë struktura e popullsisë është: shqiptarë 93% dhe 7% të tjerë

 
Historiku i Komunės sė Vitisė
Tuesday, 11 November 2008

Vitia shtrihet në pjesën qendrore të fushëgropës së Moravës së Epërme , përmes saj kalon lumi Morava e Binçës. Është e vendosur në një rrafshirë shumë pjellore, e përshtatshme për kultivimin e të gjitha bimëve bujqësore. Pas okupimit të trevave shqiptare (Kosovës) nga pushtuesit osman, treva e Vitisë ishte pjesë e Nahisë së Moravës.

Në regjistrimin osman të vitit 1455 ,Vitia si vendbanim kishte 104 bashkësi (shtëpi familjare) me 18.801 . Ishte drejtues Çaudar Ahmedi i Guliam Begut. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912), sikur pjesët tjera të Kosovës, edhe Vitia me rrethinë okupohet nga Serbia, ndërsa gjatë Luftës së Parë Botërore okupohet nga Bullgaria, mandej në mes dy luftrave botrore ishte nën okupimin e Jugosllavisë (1918-1941). Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e zonës okupuese Bullgare , ndërsa në vjeshtë 1944 ripushtohet nga Jugosllavia komuniste. Vitia në vitin 1912 ishte shpallur komunë, ndërsa gjatë Mbretërisë Jugosllave ishte pjesë përbërse e Banonisë së Vardarit me qendër në Shkup. Në pikpamje administrative Vitia ishte komunë në vete si pjesë e Qarkut të Gjilanit. Në vitin 1952 nga qarku i Gjilanit formohen tri rrethe: Gjilani, Vitia, Dardana.. Ndërsa në vitin 1959, kur transformohen rrethet, Vitia shndërrohet Komunë në vete.

Pozita Gjeografike

Komuna e Vitisë shtrihet në jug lindje të Kosovës e cila kufizohet: në verilindje me komunën e Gjilanit, në perëndim me komunën e Ferizajit në jugperëndim me komunën e Kaçanikut dhe krejtësisht në juglindje me Maqedoninë. Me rrugë të asfaltuar është e lidhur edhe me magjistralen Prishtinë - Shkup në largësi prej vetëm 13 km. Kurse me Prishtinën lidhet me rrugë automobilistike në dy drejtime: nëpër Ferizaj me 55 km largësi dhe nëpër Gjilan në largësi prej 67 km. Vetëm 13 km, i nevojitet të kyqet ne hekurudhat e Kosovës, kurse për aeroport të Prishtinës duhet kaluar 80 km. Me pikën kufitare me Maqedoninë- Hanin e Elezit e ndajnë vetëm 37 km larg, kurse me Shkupin 60 km, nderkaq me aeroportin e Shkupit 82 km.
Lokalitetet e komunës së Vitisë: Pozheran, Ramjan, Fshat i Ri, Tërpezë, Qifllak, Sllatinë e Epërmë, Sllatinë e Ulët, Tërstenik, Sadovinë e Çerkezëve, Letnicë, Stubllë e Epërme, Vërnez, Shashare , Vërnakollë, Gërmovë, Smirë, Drobesh, Vërban,Goshicë, Sadovinë e Jerlive, Gjylekar (Skifteraj), Remnik, Stubëll e Ulët, Goden, Vërbovc, Mogillë, Podgorc, Gërqar, Ramnishtë,Lubishtë, Radivojc, Ballancë, Zhiti, Budrikë, Kllokot, Devaj, Binqë, Beguncë, Kabash, Debellde, Shushtë, Buzovik dhe Mjak.

 

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni