AKTUALITETE arrow Drejtoritė
Drejtoritė
Raporti gjashtėmujor i Drejtorise se Inspekcionit
Tuesday, 07 July 2009

Raporti I GJASHTMUJORIT T PAR 2009.doc

 

 

Raporti I GJASHTËMUJORIT TË PARË 2009

 

Periudha 01/01/- 30/06/2009

 

·                         Detyrat e Drejtorisë së Inspeksionit

 

 

 

Drejtoria e Inspeksionit ka vepruar sipas këtij organografi: Drejtori i Drejtorisë si dhe inspeksionet komunale ai: Tregut, Ambientit, Sanitar, Komunikacionit, Bujqësisë dhe Veterinarisë, Ndërtimtarisë, Pronës dhe Preventivës – Zjarrit.

Kurse detyrat e drejtorisë ishin : Implimentimi i të gjitha vendimeve të Kuvendit Komunal që kanë të bëjnë me punën e inspektorateve, inspektimet në terren për punën e bizneseve, tregut, ambientit, komunikacionit, pronës, ndërtimit, bujqësisë dhe veterinarisë, sanitetit dhe preventivës, inspektimi i lokaleve afariste për pranime teknike ( saniteti, preventive ndaj zjarrit dhe ambienti) , inspektimi në terren e i ndërtimeve pa leje, inspektimet në terren dhe evidentimet e pronave të uzurpuara komunale, inspektimi i bizneseve rreth pagesës së taksës komunale, inspektimet e tregjeve të gjelbërta dhe të kafshëve, inspektimet sanitare të  shitoreve ushqimore , shkollave, ambulancave si dhe barnatoreve, inspektimet rreth veprimtarive të taksive dhe transportit publik nga inspektori i komunikacionit, inspektimi i inspektoratit të veterinarisë dhe bujqësisë për bizneset që merren me shitjen e produkteve ushqimore nga bimët shtazët si dhe ruajtja e tokës bujqësore nga ndërtimet e egra etj.

 

·                         Inspeksioni i Tregut

 

Inspeksioni i Tregut gjatë vitit 2009 në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që ka për punë në terren ka zhvilluar këto aktivitete:

·                         Ka bërë 647 inspektime, prej tyre 208 me procesverbal dhe 439 pa procesverbal.

·                         Ju ka përgjigjur 73 kërkesa për pranime teknike të lokaleve, prej të cilave 63 i ka aprovuar kurse 3 janë në shqyrtim dhe 7 janë refuzuar.

·                         Nga pranimi teknik i lokaleve në bazë të taksës së parapara komunale janë inkasuar 3284.50 euro .  Janë lëshuar 15 aktvendime

 

 

 

 

 

 

Detyra shtesë:

 

Gjatë periudhës maj – qershor, inspeksioni i tregut ka zhvilluar edhe aktivitetin shtesë në inkasimin e taksës komunale për biznese ku gjatë kësaj periudhe janë vizituar mbi 100 bisnese brenda qytetit të Vitisë.

 

 

 

 

 

Inspeksioini Sanitar

 

Gjatë periudhës janar –qershor 2009, Inspeksioni Sanitar ka zhvilluar aktivitetet e parapara në kryerjen e detyrave në terren për sa i përket angazhimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Vitisë si dhe aktivitete tjera të parapara me ligj.Gjatë kësaj periudhe Inspeksioni Sanitar ka :

·         Zhvilluar 305 inspektime në terren, prej tyre 128 kanë qenë me procesverbal si dhe 177 pa proces

·         Ishte i angazhuar në 70 raste për pranimin teknik të lokaleve

·         Ka zhvilluar inspektime në 10 raste të ujit për pije dhe 3 për ujëra të zeza

·         Ka zhvilluar një( 1) analiz të mostrave të ujit për pije

·         Ka lëshuar 2 pëlqime sanitare për biznese

·         Gjatë inspektimeve të bëra në lokalet ushqimore ka asgjësuar mall pa afat afërsisht , ushqime në vlerë prej 3 mijë e 3 qind 74 euro.

·         Ka zhvilluar 38 inspektime sanitare të shkollave

·         Ka zhvilluar 4 inspektime sanitare në objekte shëndetësore, dhe 4 inspektime të pishinave etj.

 

 

 

 

 

·         Inspeksioni i Komunikacionit

 

Gjatë kësaj periudhe inspeksioni i komunikacionit ka zhvilluar këto aktivitete në terren:

 

·                         Ka bërë 90 inspektime në terren, prej tyre 64 me procesverbal dhe 26 pa procesverbal

·                         Ka shqyrtuar  53 kërkesa ku 2 janë në procedurë

      Ka shqiptuar  5 aktvendime mbi përjashtimin e automjeteve nga  komunikacioni

·                         Ka shqiptuar masën e dënimit në kundërvajtje në 15 raste.Edhe pse gjykata ishyrton me vones 27 lënd janë kthyer nga gjykata si të aprovuara ,ndërsa lëndët tjera janë në shqyrtim në gjykatë.

·                         Janë bërë 30 inspektime të përbashkta të lëmive të ndryshme. Si dhe është aktiv në grupet punuese të projektit për urbanizim.

·                         Është bërë përcjellja dhe kontrolli i transportit publik dhe të mallrave

·                         Përcjellja e infrastrukturës rrugore në qytetin e Vitisë dhe fshatrave etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

·                         Inspeksioni i Pronës

 

 

 

Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2009, Inspeksioni i Pronës ka zhvilluar aktivitetet që janë të lidhura me përgjegjësit që i ka ky inspektorat i rëndësishëm i komunës. Kështu ky inspektorat gjatë këtij viti ka zhvilluar këto aktivitete:

·                         Ka zhvilluar 82 inspektime në terren, prej të cilave 43 me procesverbal dhe 39 pa procesverbal.

·                         Ka vendosur në 21 aktvendime lidhur me uzurpimet e pronës shoqërore

·                         Ka nxjerrur 19 konkluzione  mbi lejimin e  ekzekutim

·                         Ka lëshuar 18 vërtetime të ndryshme ku komuna ka shprehur mos interesim për blerje të pasurisë nga ana e peronave privat.

·                         Ka bërë 14 përfaqësime të komunës në gjykatë ku ishte në funksion të mbrojtjes së pronës shoqërore dhe komunale.

·                         Ka konstatuar me procesverbale se në 20 raste vetë uzurpatorët kanë vetë ekzekutuar lëndët që kishin të bënin me uzurpimet etj..

·                          Me egzekutim të dhunëshëm kemi një rastë në qytetin e Vitisë

 

 

 

  

·                         Inspeksioni i Ambientit:

 

 

Gjatë periudhës janar –qershorë 2009, Inspeksioni i Ambientit ka qenë i angazhuar në implementimin e vendimeve të KK-së si dhe rregulloreve të ndryshme të ambientit. Kështu gjatë kësaj kohe ky inspektorat ka zhvilluar këto aktivitete kryesore:

 

·                         Ka bërë 216 inspektime prej të cilave 41 me proces dhe 175 pa proces

·                         Ka shqyrtuar 8 kërkesa të qytetarëve

·                         Ka prezantuar dhe përgatitur procesverbalin për pranimin teknik të lokaleve në 36 raste

·                         Ka iniciuar procedurën kundërvajtje për 1 raste të shkeljeve të ligjeve në ambient ,dhe një është egzekutuar.

·                           Është në grupet punues për hartimin e planit të urbanizmit në qytetin e Vitisë

·                         Është bërë ndalimi i eksploatimit të zhavorrit në vendin e quajtur “Visoqa” si dhe ndalimin e eksploatimit dheut nga shtretërit e lumenjve

·                         Përcjellja e aksionit për zhdukjen e qenve endacak

·                         Janë inspektuar vendet e hedhjes së egër të mbeturinave nëpër fshatra

·                         ETJ.

 

 

  

·                         Inspeksioni i Bujqësisë dhe Veterinarisë

 

 

 

Në kuadër të këtij inspeksioni gjatë periudhës janar –qershorë të vitit 2009 janë zhvilluar këto aktivitete:

 

·                         Janë zhvilluar 209 inspektime prej të cilave 47 me procesverbal dhe 162 pa procesverbal

·                         Ka shqyrtuar 2 kërkesa të qytetarëve

·                         Janë inspektuar tokat bujqësore të cilat i janë ekspozuar ndërtimeve të egra

·                         Janë 18 inspektime te rregullta të mishtorëve në Viti dhe Pozheran

·                         Nga inspektimet në terren janë grumbulluar si të hyra komunale 180 euro.

·                         Janë 89 inspektime rregullisht tregjet e kafshëve në Viti dhe Pozheran si dhe tregjet e gjelbërta në këto dy lokalitete.

·                         Janë inspektuar barnatoret bujqësore në Viti dhe fshatrat e tjera të komunës

·                         Në bashkëpunim me KFOR-in janë zhvilluar asistencat veterinare për kafshë shtëpiake në fshatrat Ballancë, Binqë, Beguncë dhe Gërqar ku janë imunizuar  kundër ekto dhe endo parazitëve, dhe qenëve kundër tërbimit.

·                         ETJ.

 

 

  

·                         Inspeksioni i Ndërtimeve

 

Inspeksioni i ndërtimeve gjatë periudhës 01-01deri në30-06 të vitit 2009ka zhvilluar këto aktivitete:

 

·                         Ka zhvilluar 44 inspektime prej të cilave 15 me procesverbal dhe 29 pa procesverbal

·                         Ka shqiptuar 13 aktvendime për ndërprerje të punës

·                         Ka asistuar në 1 rrënime të objekteve pa leje

·                         ETJ.

 

 

·                         Inspeksioni i Peventivës – Zjarrit

 

Gjatë periudhes janar-qershor të vitit 2009 Inspeksioni i preventivës ka zhvilluar këto aktivitete:

 

·                         Janë zhvilluar 86 inspektime në terren

·                         Nga  rastet e  zjarrit inspeksioni i preventivës ka asistuar në 5 raste.

·                         Janë bërë 56 inspektime të biznesit privat dhe 15 në sektorin publik

·                          ETJ.

 

 

 

 

 

 

Komentet shtesë:

 

Drejtoria e Inspeksionit ballafaqohet me problemin e lëndëve të trashëguara nga vitet paraprake të cilat janë grumbulluar ose në arkivat e inspeksioneve komunale apo në gjykatë. Zgjidhja e gjithë këtyre lëndëve të përgatitura nga inspeksionet do të marrë kohë dhe kërkon angazhim shtesë të të gjithë mekanizmave institucional në komunë për të ndihmuar rreth këtyre çështjeve. 

 

 

 
Drejtoria e Shėndetsisė
Thursday, 20 November 2008
 
Drejtoria e Bujqėsise dhe Pylltarisė
Thursday, 20 November 2008

 

 

Lexoni pėrmbajtjen...
 

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni