AKTUALITETE arrow Kontakt
Kontakt
Nga Pėrgjegjėsi i Faqes zyrtare
Wednesday, 21 January 2009

 Të nderuar vizitorë...

 Që nga fillimi i punës së WEB-faqes së Komunës së Vitisë në shtator të vitit 2003, kjo faqe ka shërbyer si një dritare informative e cila ka ofruar  informimin real, objektiv e të shpejt të lexuesve të saj për aktivitetin dhe ngjarjet më të rëndësishme të kësaj komune. Gjatë periudhës së funksionimit, WEB-faqja ka tërhequr një numër të konsiderueshëm të vizitorëve nga të gjitha anët e botës përmes letrave të dërguara nga bashkëatdhetarët tanë nga SHBA, Kanada, Australia, Britania e Madhe, Zvicra, Gjermania dhe shumë shtete të tjera që tregojnë për rezultatet e arritura në fushën e informimit korrekt.

Gjatë këtyre viteve përpos suksesit të arritur, duhet përmendur edhe disa defekte teknike që kanë ndikuar në mos përfshirjen e të dhënave që përmbushin nevojat e qytetarëve të komunës së Vitisë, andaj besojm se në të ardhmen do të jemi në shërbim të drejtëpërdrejtë  me qytetarët në publikimin e shpalljeve, njoftimeve, konkurseve etj. Normalisht se bashkëpunimi me jut ë nderuar qytetar dhe bashkëatdhetar ku do që ndodheni është më se i venojshëm, andaj kërkojm nga ju që këshillat, verëjtjet, lëvdatat dhe vërejtjet tuaja të na i postoni në adresën tonë elektronike. Po ashtu, edhe kritikat apo përgëzimet tuaja drejtuar udhëheqjes komunale për angazhimet, do tu poblikohen në faqen Opinione. Adresa jonë elektronike ku mund të na shkruani është :  Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė

 

 Përgjegjësi i WEB-Faqes Zyrtare të Komunës së Vitisë  Agron  Abazi

                                Tel: 0280/381-647 

 

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni