AKTUALITETE
Komuna e Viti-sė
Kryetari Arifi emėroi drejtorėt e Drejtorive Komunale
Shkruar nga Komuna   
Monday, 25 January 2010

Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, në konferencën e sotme për shtyp, ka publikuar emrat e drejtorëve të drejtorive komunale për mandatin 4 vjeçar. Në këtë konferencë edhe komandanti i stacionit policor në Viti ka njoftuar me rastet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë, ku veçoi kapjen e 3 personave të maskuar që dyshohen për grabitje në Pozheran.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Kultura dhe sporti ne planin zhvillimor komunal
Shkruar nga Komuna   
Thursday, 21 January 2010

Me qëllim të zhvillimit të kulturës dhe sportit në komunën e Vitisë, është mbajtur sot një debat publik me njohës të këtyre lëmive, në kuadër të angazhimeve për hartimin e planit zhvillimor komunal, organizuar nga koordinatori për hartimin e këtij plani në bashkëpunim me OJQ “Elita” dhe bashkëpunim të Organizatës zvicerane “Intercooperation”.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Skenderbe Hebibi u zgjodh kryetar i Kuvendit Komunal tė Vitisė
Shkruar nga Komuna   
Wednesday, 20 January 2010

Është mbajtur seanca e parë e Kuvendit Komunal, ku në rend dite ishte paraparë zgjedhja e kryesisë së kuvendit, Komitetit për Politikë e Financa si dhe themelimi i Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Pronë dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport.  Me 17 vota për kandidati i koalicionit PDK-AAK-AKR u  zgjodh kryesues i Kuvendit Skenderbe Hebibi përkrah kandidatit nga LDD Kadire Ukshinit e cila morri 10 vota. Zv. kryesues i Kuvendit u zgjodh nga po ky koalicion Enver Ukshini i cili nuk pati kundër kandidat.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Komunikatė pėr shtyp
Shkruar nga Komuna   
Monday, 18 January 2010

Komiteti  Komunal për grumbullimin e ndihmave për zonat e përmbytura nga vërshimet në Shqipëri, i formuar me iniciativën e qytetarëve, bizneseve, shoqatave joqeveritare, bashkësive fetare, sindikatave të punëtorëve, subjekteve politike dhe i mbështetur nga Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Nexhmedin Arifi, fillon grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga vërshimet në Shqipëri.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
U formua Komiteti pėr grumbullim te ndihmave pėr familjet e pėrmbytura nė Shqipėri
Shkruar nga Komuna   
Friday, 15 January 2010

Familjeve të përmbytura nga vërshimet në disa zona të Shqipërisë, do tu dërgohen ndihma në gjëra ushqimore, veshmbathje dhe në të holla nga institucionet, organizatat, bizneset, shoqëria civile dhe qytetarët e komunës së Vitisë, të cilët me iniciativën e kryetarit të komunës së Vitisë, tani më kanë themeluar edhe komitetin për grumbullim të ndihmave humanitare  që do të përbëhet nga përfaqësueses të institucioneve, bashkësive fetare, sindikatave të arsimit dhe administratës, shoqatave humanitare, këshillave të fshatrave si dhe komunitetit të biznesit.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
KOMUNA E VITISĖ NDAN 10.000 EURO NDIHMĖ PĖR ZONAT E PĖRMBYTURA NGA UJI NĖ VERIUN SHQIPTAR
Shkruar nga Komuna   
Wednesday, 13 January 2010

Zonat e përmbytura nga uji në veriun e Shqipërisë, kanë nxjerrë në dukje edhe nevojën e reagimit të shoqërisë sonë. Në këtë kontekst, duke kujtuar  në thelbin e  solidaritetit e të humanizmit,  Kryetari  i Komunës së Vitisë, z. Nexhmedin Arifi, në përputhje edhe me kompetencat që ka, mori vendim për ndarjen e 10.000 eurove ndihmë për zonat e përmbytura nga uji në veriun shqiptar.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni