AKTUALITETE
Komuna e Viti-sė
U inaugurua projekti i sistemit tė kanalizimit nė fshatrat Beguncė, Drobesh e Sllatinė tė Poshtme
Shkruar nga Komuna   
Tuesday, 15 December 2009

Fondacioni zviceran Intercooperation në partneritet me OJQ-në lokale  “Community Development Initiatives” CDI, ka zbatuar projektin si pjesë e programit  “Zvicer-Kosovë” në përkrahje për Qeverisjen  Lokale dhe decentralizim LOGOS, kanë inauguruar projektin dy vjeqar të realizuar në tri fshatra të kësaj komune Beguncë, Drobesh dhe Sllatine e Poshtme, në rregullimin e sistemit të kanalizimit në këto lokalitete.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Nexhmedin Arifi fiton bindshėm garėn pėr kryetar komune
Shkruar nga Komuna   
Monday, 14 December 2009

Në garën zgjedhore  për balotazh në komunën e Vitisë të 13 dhjetorit, kryetari aktual i komunës Nexhmedin Arifi nga PDK ka fituar besimin e qytetarëve të kësaj komune për të qeverisur edhe në katër vitet e ardhshme. Në bazë të komisionit komunal zgjedhor dhe atij qendror, Arifi ka fituar 55.2 % të votave, kundrejtë kandidatit Sokol Haliti nga LDD i cili ka pasur 44.8 % të votave.

 
Nė takimin e sigurisė vlerėsohet gjendje stabile nė komunėn e Vitisė
Shkruar nga Komuna   
Monday, 07 December 2009

Në takimin e rregullt të sigurisë të kryetarit të komunës me përfaqësues të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it, gjendja e përgjithëshme e sigurisë në territorin e komunës së Vitisë u vlerësua e qetë dhe stabile.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
U mbajt debati rreth mundesisė sė kyējes sė bizneseve nė planin zhvillimor komunal dhe urban
Shkruar nga Komuna   
Friday, 04 December 2009

Përfaqësuesit e ekipit për hartimin e planit zhvillimor komunal dhe urban të Vitisë , bizneseve të ndryshme dhe të shoqërisë civile, në debatin e organizuar nga  OJQ “Elita” në mbështetje të komunës së Vitisë, ekipit profesional për hartimin e planit zhvillimor komunal dhe urban dhe Fondacionit “Intercooperation”,  kanë debatuar të premten rreth mundësisë së përfshirjes sa më të madhe të bizneseve në hartimin e planit zhvillimor komunal dhe urban.  

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Mbahet debat publik
Shkruar nga Komuna   
Wednesday, 02 December 2009

Mbahet debati publik me temë “Bizneset në shërbim të hartimit të planit zhvillimor komunal dhe urban të Vitisë” i cili organizohet nga OJQ “Elita – Viti” në mbështetje të Fondacionit “Intercooperation” dhe në financim të Qeverisë së Zvicrës, në kuadër të projektit LOGOS si dhe me përkrahje të Komunës së Vitisë dhe kompanisë konsulente në hartimin e planit zhvillimor komunal dhe urban SFC KRISTALI.

Debati mbahet më : 04. dhjetor. 2009 ( e Premte)  me fillim në ora 10.00 në Sallën e Mbledhjeve të Kuvendit Komunal – Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Në debat do të prezantojnë përfaqësues të bizneseve dhe pronarët e trojeve që kanë interesat e lidhura me planin zhvillimor komunal dhe urban, përfaqësuesit e institucioneve komunale si dhe shoqërisë civile.

Në debat nga përfaqësuesit e kompanisë konsulente në hartimin e planit zhvillimor komunal dhe urban të Vitisë  do të prezantohen aktivitetet e deritanishme në hartimin e këtyre dokumenteve dhe planet për të ardhmen.

 

 
Projekti i rregullimit tė qendrės sė qytetit hynė nė fazėn finale
Shkruar nga Komuna   
Tuesday, 01 December 2009

Projekti i rregulimit të Qendrës së Qytetit në Viti, ka hyrë në fazën finale. Pas përfundimit të punimeve për rregullimin e trotuareve, dy ditët e fundit janë mbjellur fidanet dhe është asfaltuar edhe rruga kryesore e cila po vazhdon edhe më tej me asfaltimin e rrugëve anësore që lidhen me qendrën e qytetit.

 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni