AKTUALITETE
Komuna e Viti-sė
Debat pėr pėrfaqėsimin e gruas ne institucione
Shkruar nga Komuna   
Saturday, 10 October 2009

Organizuar nga Klubi i Gazetarëve Kerim Lewton në Viti, në mbështetje të Fondacionit Fridrih Ebert Stiftung, organizoi një debat lidhur me atë se qfarë ofrojnë kandidatët për kryetar komune, për pozitën e femrës në në organet vendimarrëse dhe cili do të jetë roli i tyre në shoqëri.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Udhėheqja komunale po realizon njė vizitė pune nė Itali, Francė, Belgjikė e Gjermani
Shkruar nga Komuna   
Saturday, 10 October 2009

Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, i shoqëruar edhe nga zv.kryetari Xhevat Bislimi e koordinatori për hartimin e Planit Zhvillimor e Urban Ismajl Baftiari, kanë  udhëtuar për në disa vende evropiane në vazdën e takimeve zyrtare me përfaqësues institucional dhe biznesmenë të disa shteteve. Ata fillimisht po mbajnë disa takime me zyrtarë dhe përfaqësues të biznesit në Itali, për të vazhduar më pas edhe në Francë, Belgjikë e Gjermani.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Nė pėrfundim e sipėr asfaltimi i rrugės nė lagjen Zuka nė Pozheran
Shkruar nga Komuna   
Tuesday, 06 October 2009

Ndër projektet që janë në realizim e sipër në komunën e Vitisë, është edhe asfaltimi i rrugës në lagjen Zuka në Pozheran në gjatësi prej mbi 1 km. Sot këtë fshat e ka vizituar kryetari i komunës Nexhmedin Arifi i cili përcolli punimet në shtruarjen e asfaltit.

 
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Seancė e jashtėzakonshme e Kuvendit Komunal
Shkruar nga Komuna   
Tuesday, 06 October 2009

Këshilltarët e Kuvendit  Komunal të Vitisë në seancën e saj të jashtëzakonshme të mbajtur sot më kërkesë të kryetarit të kësaj komune Nexhmedin Arifi ka shqyrtuar vendimin për ndarjen e lokacionit më qellim të ngritjes së shtatores të dëshmorit të kombit Bafti Haxhiut. Ky propozim vendim u miratua një zëri nga të gjithë këshilltarët e kuvendit komunal .

 
Kryetari Arifi vizitoi Ēerdhen e Fėmijėve dhe Gjimnazin ‘Kuvendi i Lezhės”
Shkruar nga Komuna   
Tuesday, 06 October 2009

Çerdhja e Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, nuk ka funksionuar për disa javë në mungesë të kushteve për tu punuar. Pas reshjeve të shiut, javë më parë janë vërshuar mësonjëtoret në këtë objekt, si pasojë e amortizimit të çatisë. Puna në këtë institucion ka filluar që nga sot, pas intervenimit të shpejtë nga institucionet komunale në sanimin e defekteve teknike. Me këtë rast këtë institucion e vizitoi sot kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, i cili duke ju uruar punë të mbarë në objektin e rinovuar edukatorëve dhe fëmijëve, ka theksuar se pas gjendjes së krijuar javë më parë kemi arrit të rikthejmë këtë gjendje normale ku tani kushtet janë më të mira, duke premtuar se do të angazhohet në përmirësimin e punë edhe në te ardhmen.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Nė Kllokot filluan punimet pėr ndėrtimin e kompleksit banesor
Shkruar nga Komuna   
Thursday, 01 October 2009

Në Kllokot të Vitisë ka filluar së realizuari projekti për ndërtimin e ndërtesës për banim e cila do të posedoj 66 banesa. Pronari i kompanisë “Dardani Company” e cila edhe është fituese e tenderit për ndërtimin  e objektit Sabri Novosella, tha se rëndësia e këtij projekti është e se do të vendosen banorë të cilët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë nga qytete e tjera dhe do të bashkëngjitet kompleksit të ndërtesave të tjera.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni