AKTUALITETE
Komuna e Viti-sė
Nė Ramjan ka filluar asfaltimi i rrugės sė fshatit
Shkruar nga Komuna   
Thursday, 24 September 2009

Rruga me gjatësi 2.4 km. që lidh katër lagje të fshatit Ramjan me rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, do të asfaltohet falë investimit të Qeverisë së Kosovës, buxhetit komunal të Vitisë dhe participimit të mjeteve nga ana e banorëve të këtij fshati. Në solemnitetin që u mbajt me rastin e fillimeve të punimeve për asfaltimin e kësaj rruge, kryetari i komunës Nexhmedin Arifi tha se edhe kjo rrugë, është në vazhdën e shumë projekteve tjera që janë realizuar brenda mandatit që kur është në krye të institucioneve komunale.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Zv.ministri Grabovci vizitoi Vitinė
Shkruar nga Komuna   
Thursday, 17 September 2009

Zv.ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Adem Grabovci, ka marrë pjesë sot në fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës unazore në qytetin e Vitisë, në gjatësi prej 1.000 metrash e cila do të lehtësoj qarkullimin e lirshëm të automjeteve. Me këtë rast, ai ka vlerësuar lartë angazhimet e institucioneve komunale në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Anėtarėt e Komisionit pėr kufirin zhvilluan njė takim me udhėheqėsit komunal
Shkruar nga Komuna   
Wednesday, 16 September 2009

Anëtarët e Komisionit Qeveritar për demarkacionin e kufirit prof Murat Meha dhe Behar Selimi, njëherit gjeneral në Policinë e Kosovës, janë pritur sot nga këshilltari politik i kryetarit Arifi,  z. Xhevat Haziri. Në këtë takim, Haziri  përsëriti qëndrimin e institucioneve komunale lidhur me çështjen  e kufirit, respektivisht kërkesave të banorëve të fshatit Debellde. Ai theksoi se është e drejtë e çdo qytetari që të ketë qasje në pronën e tij dhe një e drejtë e tillë është edhe për banorët e fshatit kufitar Debellde.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Dėgjimi publik pėr Buxhetin komunal tė Vitisė 2010-2012
Shkruar nga Komuna   
Tuesday, 15 September 2009

Nën përkujdesin dhe organizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Nexhmedin Arifi, Drejtorisë për Buxhet e Financa të kësaj komune dhe në mbështetje (financiare) të Intercooperation e të OJQ-së “Elita”, planifikimi  i buxhetit të komunës dhe shpërndarja e saj për projektet që parashihen të zhvillohen për vitet 2010-2012, ishin temë diskutimi  me qytetarët e komunës së Vitisë.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Filloi projekti i kanalizimit pėr fshatrat Mogillė-Vėrbovc-Podgorc
Shkruar nga Komuna   
Monday, 14 September 2009

Rreth 250.000 euro do të kushtoj projekti i rrjetit të kanalizimit për fshatrat Mogillë-Vërbovc-Podgorc në një gjatësi prej 16 km. Drejtori i Drejtorisë për Shërbime publike dhe Emergjencë Sabri Sherifi, tha se një nga prioritetet e institucioneve komunale, ka qenë edhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për këto fshatra.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Kryetari vizitoj shkollat e mesme pėr tu njohur me gjendjen faktike tė objekteve
Shkruar nga Komuna   
Friday, 11 September 2009

Vijimi procesit mësimor në Shkollën e Mesme Teknike dhe Gjimnazin “Kuvendi i Lezhes”, ishte shkas i vizitës së kryetarit të komunës Nexhmedin Arifi këtyre dy shkollave. Gaspër Demaj drejtor i gjimnazit tha se tani veq është duke u realizuar projekti për meremetimin dhe lyerjen e klasave por edhe korridoreve, ndërkohë që janë krijuar kushte shumë më të mira se deri më tani për vijim sa më të mirë të procesit edukativo-arsimor. Edhe drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike Elfete Zuka, ka përmendur numrin e nxënësve i cili është tejet i madh, ndërkohë pa shprehur shqetësim në lidhje mos interesimin e nxënësve për tu regjistruar në drejtimin e Bujqësisë, ku sivjet nuk është asnjë paralele.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni