|
Kryetari Arifi priti kryetarin e Forumit pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim Ndėrkufitar |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Friday, 28 August 2009 |
|
Kryetari i Komunës Nexhmedin Arifi , ka zhvilluar një takim me kryetarin e Forumit për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkufitar Prof. Sabri Kadriun. Prof Kadriu njoftoi se moto e këtij forumi është që vijat kufitare të ndara më qindra e mjera vjet të jenë të hapura dhe të jenë vija të integrimeve dhe jo të ndarjes, vatrat e gjakderdhjeve për skaj të këtyre vijave të bëjmë oaza të zhvillimeve dhe ndërtimeve. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
TĖ STOPOHET PRERJA ILEGALE E PYJEVE |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Thursday, 27 August 2009 |
|
Me iniciativën dhe kërkesën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Nexhmedin Arifi, sot u zhvillua një takim pune që për temë kishte parandalimin dhe stopimin e prerjes ilegale të pyjeve në komunën e Vitisë. N ë këtë takim morën pjesë edhe Kryeprokurori Ismet Ukshini, Komandanti i stacionit policor të Vitisë, kapiteni Afrim Halili, Selman Selmani, përgjegjës i seksionit të pyjeve për komunën e Vitisë, drejtori i Drejtorisë të Bujqësisë, z. Avni Misini e komandanti Stack (KFOR-i amerikan).
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Urim i kryetarit tė komunės Nexhmedin Arifi me rastin e fillimit tė vitit shkollor |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Thursday, 27 August 2009 |
|
Të dashur mësimdhënës!
Ndjehem i privilegjuar që me rastin e fillimit të Vitit të Ri shkollor 2009/10, në emër të institucioneve të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal t’ju urojë, juve arsimtarë të dashur, punë të mbarë. Shtatori, për të gjithë ne, është muaji i përjetimeve të veçanta, por edhe më i veçantë është për ju që punoni drejtpërdrejt në fushën e arsimit. Shtatori shënon nisjen e betejës për fitore dhe suksese të reja në fushën e dijes. Është puna, përkushtimi, djersa dhe sakrifica juaj që i jepni jetë dhe gjallëri arsimit dhe edukimit të fëmijëve tanë. Puna juaj vetëmohuese, përkushtimi juaj i sinqertë dhe profesioni juaj fisnik i hapin rrugë dijes, kulturës, qytetërimit dhe fisnikërimit të mendjes dhe shpirtit të fëmijëve tanë.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Kryeministri Thaqi vizitoi Vitinė |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Wednesday, 26 August 2009 |
|
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi ka çmuar angazhimin e institucioneve komunale në realizimin e projekteve të shumta që ndikojnë pozitivisht në krijimin e kushteve më të mira për jetesë. Këto projekte është dashur të kryhen qysh para 6 viteve mirëpo qeverisja aktuale po realizon atë që e ka premtuar. Duke komentuar ngjarjet e fundit ne veri të Mitrovicës, kryeministri Thaqi u shpreh se institucionet kosovare do të jenë të pakompromis ndaj banditëve dhe atyre që i pengojnë njerëzit të kthehen në pronat e tyre. Ai është shprehur se ajo që ka ndodhur dje nuk do të duhej të ndodhte ngase njerëzit kanë të drejtë të punojnë dhe të kthehen në pronat e tyre. |
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Kryetari Arifi priti njė delegacion tė Arbėreshėve tė Italisė |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Wednesday, 26 August 2009 |
|
Një delegacion i Arbëreshëve të Italisë, është pritur sot nga kryetari dhe zv.kryetari i komunës së Vitisë. Qëllimi i këtij takimi ishte për tu njohur më shumë me këtë komunë, me qytetarët, pozitën,pasuritë dhe kulturën e traditat e kësaj ane.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Zv.kryetari Bislimi i ėshtė kundėrpėrgjigjur kritikave tė LDD-sė |
|
Shkruar nga Komuna
|
|
Wednesday, 26 August 2009 |
|
Zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi i ka bërë thirrje subjekteve politike për një fushatë dinjitoze, korrekte dhe respektimit ndërpartiak. Këto komente Bislimi i bëri në konferencën me gazetar, pas kritikave të degës së LDD-së drejtuar institucioneve komunale, duke kërkuar nga partitë politike që të përmbahen dhe të jenë realiste e të mos paragjykojnë.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|