AKTUALITETE
Komuna e Viti-sė
Ministrat Limaj e Ferati qėndruan nė komunėn e Vitisė
Shkruar nga Komuna   
Thursday, 06 August 2009

Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj është shprehur se Qeveria e Kosovës, respektivisht ministria që drejton ai, ka ardhur me investime të fuqishme në komunën e Vitisë, ku në shumicën e fshatrave janë realizuar projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve . Ai ka bërë të ditur edhe për projektet e reja të cilat do të fillojnë gjatë kësaj jave në qytetin e Vitisë dhe lokalitetet përreth.

 

 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Rifilluan punėt e ndėrtimit tė Kompleksit tė varrezave tė dėshmorėve
Shkruar nga Komuna   
Wednesday, 05 August 2009

Në Viti sot ka rifilluar projekti për ndërtimin e kompleksit të varrezave të dëshmorëve të kësaj komune, projekt ky që kishte filluar para 4 vitesh e që ishte ndërprerë për mungesë të mjeteve financiare. Autoritetet komunale, kanë siguruar rreth 56 mijë euro nga buxheti komunal, me të cilat mjete planifikohet kryerja edhe e një faze të punimeve rreth përfundimit të këtij projekti vlera e përgjithshme e të cilit kap shumën mbi 180 mijë euro.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Po bėhen tė gjitha pėrgatitjet me rastin e festės sė Zonjės sė Madhe, Letnicė, 15 gusht
Shkruar nga Komuna   
Tuesday, 04 August 2009

Zonja e Madhe, një festë që ndër shekuj festohet në Letnicë, me 15 gusht, një festë e ngritur mbi besimet, mbi dallimet fetare, një kishë, festë që tërheq të krishterë, myslimanë e të papërcaktuar fetarisht, madje jo vetëm nga Kosova, por nga kontinente të ndryshme, ishte arsyeja që Kryetari i Komunë së Vitisë, z. Nexhmedin Arifi, kishte ftuar në një takim pune përfaqësuesit e Stacionit Policorë në Viti, të KFOR-it amerikan, Sektorit për Siguri dhe Emergjencë të Komunës së Vitisë, Drejtorisë së Inspektoratit e të mekanizmave të tjerë, të cilët do jenë të angazhuar në të gjitha segmentet për mbarëvajtjen dhe rendin gjatë ditëve festive.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
U shėnua 1 Gushti-“Dita e Mėrgimtarėve”
Shkruar nga Komuna   
Sunday, 02 August 2009

Me rastin e 1 Gushtit Ditës së Mërgimtarëve, në Viti është mbajtur një manifestim që i është dedikuar bashkatdhetarëve të kësaj komune që jetojnë dhe punojnë në shtetet perëndimore.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Debat me qytetarėt serb tė Kllokotit pėr Planin Zhvillimor e Urban
Shkruar nga Komuna   
Friday, 31 July 2009

Në kuadër të Debateve që po zhvillohen në lokalitete më të mëdha të komunës së Vitisë me  moton “Së bashku të planifikojmë dhe ta ndërtojmë të ardhmen”, në Kllokot është mbajtur të premten  debati publik për Planin zhvillimor dhe urban për komunën e Vitisë. Të pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, zv. Kryetari Sasha Mirkoviq, përfaqësues të OSBE-së etj.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
U mbajt takimi i rregullt i KKSB-se, vlerėsohet situatė e qete dhe stabile
Shkruar nga Komuna   
Thursday, 30 July 2009

Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në bashkësi KSB-së në Viti u tha se situata e sigurisë në Komunën  e Vitisë është e qetë dhe stabile, ndërkohë u formuan 3 komisione për emergjencë dhe parandalimin e dukurisë së zjarreve. Kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi theksoi se situata e sigurisë në komunën e Vitisë, është e qetë dhe stabile dhe si e tillë mundëson lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve.

 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni