AKTUALITETE arrow Zyra pėr mėrgimtarė
Zyra pėr mėrgimtarė
ZYRA PĖR MĖRGIMTARĖ
Saturday, 07 March 2009

Të nderuar bashkatdhetar


   Zyra    për   Mërgimtarët   në   Komunën  e  Vitisë   është themeluar më  23.06.2008  nga  Qeveria Komunale  e  Vitisë  me  vendim   të  kryetarit të  Vitisë  z.Nexhmedin   Arifi.
Kjo  zyrë  ka    zyrtarin   për   mërgimtarët   i  cili   ofron   këshilla të   nevojshme  për   shërbimet  administrative  dhe  për   të  gjitha  punët  në  kuadër  të Qeverisë Komunale.
Komuna  e  Vitisë  ka shpallur 1 Gushtin  si “Ditë  të  Mërgimtarit”  e cila manifestohet me organizime të ndryshme   për   mërgimtarët  e  Komunës  sonë që  jetojnë  dhe  punojnë  në  vende  të  ndryshme   të  botës që  njiherit   do  të shërbej edhe si  takim  i  mërgimtarëve  në  vendlindje.
Me  mërgimtarët  në  ato  shtete  ku  jetojnë  dhe  punojnë,  dhe në ato komuna  që  kanë  ndikim  do  të  krijojmë  lidhje  miqësore  të  shkëmbimit  të  përvojave  në  fusha  të  ndryshme  të  jetës dhe  nëpërmes zyrës së  mërgimtarëve,  të  krijohen  urat lidhëse  në  mes  atyre  dhe Komunës  së Vitisë.
Komuna  e  Vitisë  mërgimtarëve  do  t’u  hapë  rrugë  për  investime  kapitale  në  lëmi  të  ndryshme  me  interes  të  përbashkët,  dhe  do  t’u  krijoj  lehtësira  në  investime  të  kapitalit  të tyre  në  vendlindje.
Fëmijët  e  mërgimtarëve  ta  ndiejnë atdhe  të  vetin Kosovën,  gjegjësisht  Komunën  ku ata vinë  për  pushim, e kjo  arrihet  vetëm  me  anë  të   një  bashkëpunimi  të  sinqertë  dhe  të  ngushtë.
Nëpër  mes  zyrës  për  mërgimtarët  dhe   me   kryetarët  e fshatrave  të  Komunës  së  Vitisë  është  organizuar  një  mobilizim  që  të  regjistrohën  në  secilin  fshat  sa  mërgimtar  jetojnë dhe  punojnë   në  botën  e  jashtme,  në  cilin  shtet punojnë,  me  viza  apo pa  viza,  që  saktësisht  të dihet se sa mërgimtarë kemi  në  botën e jashtme, që deri më sot nuk kemi pasur të dhëna të sakta.
  Zyra  për  Mërgimtarët i  falënderon të  gjithë  bashkatdhetarët,   që  kanë  dhënë  kontribut për të gjitha periudhat e kohës     për  ndërtimin  e shtetit të  Republikës  së  Kosovës.
Presim  që  së  bashku  me  mërgimtarët ndërtojmë dhe ta forcojmë shtetin  që është e ardhmja e  fëmijëve tanë.


Koordinatori i kryetarëve  të fshatrave
Zyra  për    Mërgimtarët
Tahir      Lubishtani.

 

 

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni