|
Ekipi për hartimin e Planit zhvillimor komunal dhe Urban të Komunës së Vitisë
Njoftim
Ekipi profesional për hartimin e Planit zhvillimor komunal dhe Urban të Komunës së Vitisë, ka hyrë në fazën më të rëndësishme të hartimit të këtyre dokumenteve me rëndësi jetike për rregullimin e jetës së qytetarëve të komunës së Vitisë si dhe zhvillimit ekonomik të komunës.
Andaj të nderuar biznesmen, pronarë të hapësirave ( trojeve) si dhe qytetarë të tjerë, në këtë fazë kontributi i juaj ka një rëndësi jetike për të ardhmen e komunës sonë dhe biznesit apo hapësirave (trojeve) që janë në pronësinë e juaj .
Prandaj, ekipi profesional për hartimin e planit zhvillimor komunal dhe urban, me qëllim të krijimit të hapësirës për kontributin e gjithë pronarëve të bizneseve të ndryshme të komunës së Vitisë si dhe pronarëve të trojeve dhe hapësirave tjera, pos mundësisë së hapur përmes kontakteve të drejtpërdrejta ka iniciuar një anketë me të gjithë të interesuarit, përmes së cilës do të siguroi të dhënat më të rëndësishme që do të përfshihen në dokumentin final të planit zhvillimor komunal dhe atij urban të Vitisë.
Ky anketim pos që do t`iu shpërndahet drejtpërdrejtë bizneseve dhe pronarëve të trojeve të ndryshme, mund të shkarkohet edhe nga faqja zyrtare të internetit e komunës së Vitisë në adresën: www.komunaevitise.org, apo të merret drejtpërdrejtë në zyrat e ekipit profesional për hartimin e planit zhvillimor komunal dhe urban të Vitisë që gjenden në ndërtesën e partive politike - kati i II-të, zyrën e informimit të komunës –ndërtesa e Komunës së Vitisë si dhe të OJQ “ELITA-Viti” që gjendet në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” - kati i II-të.
ANKETAT E PLOTËSUARA DO TË GRUMBULLOHEN NË DEBATIN PUBLIK ME TEMË : “ BIZNESET NË SHËRBIM TË HARTIMIT TË PLANIT ZHVILLIMOR KOMUNAL DHE URBAN TË VITISË”, QË DO TË MBAHET MË : 04 DHJETOR 2009 ME FILLIM NË ORA 10.00 NË SHTËPINË E KULTURËS -SALLA E MBLEDHJEVE TË KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË.
Kliko ketu:ANKETA.doc
|