AKTUALITETE arrow AKTUALITETE arrow U pėruruan dy objekte shkollore - nė Radivojc e Gėrmovė
U pėruruan dy objekte shkollore - nė Radivojc e Gėrmovė
Friday, 20 February 2009

Me solemnitete  rasti, sot zyrtarisht janë përuruar  objektet e reja shkollore në fshatin Radivojc dhe në Gërmovë të komunës sonë. Të pranishëm në këto solemnitete ishin edhe zv. kryemnistri i Republikës së Kosovës Hajredin Kuqi , ministri i Arsimit dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj dhe ministri i punëve të Brendshme Zenun Pajaziti , të shoqëruar nga udhëheqja komunale e Vitisë.

Zv. Kryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, duke uruar nxënësit e fshatit Radivojc për objektin e ri shkollor, ka theksuar se për Qeverinë e Kosovës, çdo shkollë e re është gëzim i ri. Ai ka premtuar që edhe në të ardhmen nuk  do të mungojnë investimet për ngritjen e cilësisë së mësimit nëpër shkollat tona. Ai ka uruar gjithë nxënësit që të angazhohen për dije dhe mësim në mënyrë të dali n njerëz që krijojnë dije,që e duan vendin, që punojnë për të mirën e njerëzimit dhe njerëz të aftë që do ta fitojnë nobelin për shkencë, letërsi dhe për çështje tjera që lidhen me dijen tuaj.

Ndërsa ministri i Arsimit dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj, është shprehur se përurimi i shkollës në Radivojc është një ditë e veçantë jo vetëm për nxënësit dhe arsimtarët e Radivojcit, mirëpo edhe për ne, pasi që këtu është mësuar në kontejner shkolla me kushte të jashtëzakonshme. Me këtë hap të ndërtimit të shkollave të reja dhe me përurimin e shkollës në këtë fshat, po i japim fund edhe mësimit që është zhvilluar në kantojner-shkolla të cilat shpesh herë i kemi parë nëpër media.

Ministri Hoxhaj njiherit ka theksuar se nga 1 shtatori i këtij viti, në të gjitha shkollat e Kosovës do të zhvillohet mësimi në dy ndërrime, që do të thotë se është një e arritur e madhe dhe rezultat i përmirësimit të infrastrukturave shkollore të vendit tonë.

Kurse kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, ka shprehur kënaqësinë me pjesëmarrje në përurime të tilla dhe ka shtuar se autoritetet komunale, jën të përkushtuara për përmirësimin e kushteve nëpër shkolla, si një ndër segmentet kryesore të shoqërisë sonë. Arifi ka premtuar se edhe në të ardhmen do të jetë i përkushtuar që në të gjitha shkollat e komunës sonë të krijohen kushte edhe më të mira. Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, më tej ka vizituar edhe Drejtorinë e arsimit si dhe Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

Projekti i shkollës fillorë në Radivojc ka kushtuar rreth 400 mijë euro dhe është donacion i Qeverisë së Kosovës, ndërsa projekti i shkollës në Gërmovë kap shumën rreth 385 mijë euro dhe është donacion i Agjencionit Evropian për Zhvillim të komunave.

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni