AKTUALITETE arrow AKTUALITETE arrow U zgjodhėn Klubet, shoqėritė dhe individėt mė tė dalluar nė Kulturė e Sport pėr vitin 2009
U zgjodhėn Klubet, shoqėritė dhe individėt mė tė dalluar nė Kulturė e Sport pėr vitin 2009
Thursday, 24 December 2009

Drejtoria për Arsim Kulturë Rini e Sport në Viti, në përfundim të këtij fund viti ka përzgjedhur më të dalluarit në lëmin e kulturës dhe sportit në këtë komunë.

Përkundër buxhetit tejet të limituar për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive, megjithatë rezultatet në këto dy lëmi nuk kanë munguar gjatë vitit që po e lëmë pas.

 

 

Mr. Adem Murati zyrtar për Arsim, Kulturë Rini e Sport, ka theksuar se si drejtori komunale  nuk kemi arritur të plotësojmë nevojat dhe kërkesat  e klubeve dhe shoqërive në aspektin material, me që kemi pasur një buxhet të kufizuar për zhvillim të aktiviteteve.

Me gjithë mungesave buxhetore për financim të aktiviteteve kulturore, udhëheqës të kulturës kanë falënderuar institucionet komunale për mbështetjen e ofruar Brenda mundësive. Fehmi Rexhepi koreograf i Ansamblit të këngëve dhe Valleve Kemajl Azizi të Vitisë, është mirënjohës për përkrahjen morale dhe financiare të autoriteteve komunale për pjesëmarrje të këtij ansambli në festivale në Kosovë dhe jashtë saj.

Juria profesionale e përbërë nga sportistë, artistë e gazetarë, kanë përzgjedhur edhe klubet, shoqërit dhe individët më të dalluar në lëmin e sportit dhe kulturës për vitin 2009.

Sportisti më i dalluar u zgjodh Drilon Ibrahimi kampion i shumëfishtë i shenjëtarisë , vendi i dytë i takoi po ashtu anëtares së Klubit të Shenjëtarisë Jeton Rama të Vitisë Urata Rama, ndërsa si sportistja më e dalluar dhe trajnerë u zgjodh Pranvera Halimi nga Klubi Volejbollistik Vllaznia e Pozheranit. Klubi që arriti rezultate të lakmueshme gjatë këtij viti u zgjodh ai i shenjëtarisë Jeton Rama.

Ndërkaq në lëmin e kulturës, solisti Alban Zuka morri epitetin e më të dalluarit, pasuar nga talentja e artit figurative Shkurta Ramushi, kurse valltarët më të dalluar Fadil e Abdyl Ramaj nga SHKA Dasma e Pozheranit. Njëkohësisht më mirënjohje për suksesin e treguar gjatë këtij viti u nderuan edhe Klubi i letrat PENA.

Epitetin e më të merituarit, përkatësisht çmimi special për rezultat dhe suksesin e arritur në lëmin e kulturës, fituese të shumë çmimeve në festivale brenda dhe jashtë Kosovës, u zgjodh Ansambli i Këngëve dhe Valleve Kemajl Azizi nga Vitia. Mirënjohjet i ndanë shefi i administratës dhe personelit Daut Xhemajli, udhëheqësi për kulturë Ismet Sejdiu dhe mr.Adem Murati nga Drejtoria për Arsim, Kulturë Rini e Sport.

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni