AKTUALITETE arrow AKTUALITETE arrow VITI 2009 - VIT I SUKSESEVE
VITI 2009 - VIT I SUKSESEVE
Tuesday, 29 December 2009

Në konferencën me gazetarë,  e fundit për këtë vit, institucionet komunale të Vitisë, vitin 2009 e cilësuan vit të suksesshëm. Nënkryetari i komunës, z. Xhevat Bislimi, pasi falënderoi mediat për një informim, siç tha ai, të balancuar, vitin 2009 e vlerësoi vit të investimeve të mëdha në të gjithë sektorët.

Duke falënderuar drejtorët e drejtorive të komunës, z. Bislimi përmendi sukseset e drejtorive veç e veç, pa harruar  të sjellë në kujtesë investimet e bëra në infrastrukturë, si: ndërtimin e shkollave të reja e meremetimin e disa të tjerave, rrugët, ujësjellës e kanalizime për shumë fshatra, investimet në shtëpinë e shëndetit në Viti etj. etj. Jo vetëm investimet ishin në fokusin e institucioneve komunale të Vitisë. Rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët në të gjitha fushat, një administratë tërësisht në shërbim të qytetarëve, ngritja  e cilësisë në arsim, mbrojtja e pronës publike dhe komunale, përkujdesja për  të pastrehët, zbatimi i ligjshmërisë, donacionet dhe subvencionet në sektorin e bujqësisë  janë  disa nga të arriturat e tjera brenda vitit 2009, theksoi z. Bislimi. Falë angazhimit të institucioneve komunale, por edhe përgjegjshmërisë së qytetarëve, komuna e Vitisë këtë viti ka pasur mbi 860 000€ të hyra vetanake, që krahasuar me vitin 2008 është për rreth 112 000€ më i lartë, vlerësoi z. Bislimi, ndërkohë që bëri thirrje për gjykatat komunale që në të ardhmen të jenë partnere të  institucioneve komunale dhe  për një angazhim të shtuar të policisë. Në fund të kësaj konference, pasi vlerësoi për dinamikën e hartimit të Planit Zhvillimor e Urban të komunës, i cili pritet që diku në muajin mars t’i ofrohet për miratim Kuvendit të Komunës, z. Bislimi falënderoi shumë qytetarët e komunës së Vitisë për kulturën e treguar gjatë zgjedhjeve komunale. Ai, po ashtu, uroi të gjithë qytetarët me rastin e  Vitit të Ri 2010, me dëshirat për angazhime të mëtejme dhe për suksese të reja.

 
< I mėparshmi   Tjetri >

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni