AKTUALITETE
U formua Komiteti pėr grumbullim te ndihmave pėr familjet e pėrmbytura nė Shqipėri
| U formua Komiteti pėr grumbullim te ndihmave pėr familjet e pėrmbytura nė Shqipėri |
| Friday, 15 January 2010 | |
|
Familjeve të përmbytura nga vërshimet në disa zona të Shqipërisë, do tu dërgohen ndihma në gjëra ushqimore, veshmbathje dhe në të holla nga institucionet, organizatat, bizneset, shoqëria civile dhe qytetarët e komunës së Vitisë, të cilët me iniciativën e kryetarit të komunës së Vitisë, tani më kanë themeluar edhe komitetin për grumbullim të ndihmave humanitare që do të përbëhet nga përfaqësueses të institucioneve, bashkësive fetare, sindikatave të arsimit dhe administratës, shoqatave humanitare, këshillave të fshatrave si dhe komunitetit të biznesit. Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka thënë se komuna e Vitisë duke parë gjendjen e rëndë të krijuar në Shqipëri pas përmbytjes brenda mundësive të veta që ka pas ka ndarë një shumë prej 10 mijë euro për ndihmë emergjente." Por duke parë interesimin dhe gatishmërinë e qytetarëve që krahas kësaj ndihme të komunës edhe ata të ndihmojnë vëllezërit e tyre nga Shqipëria është vendosë që të themelohet një komitetet i cili do të grumbullojë dhe menaxhoi me ndihmat që grumbullohen nga qytetarët", ka thënë kryetari Arifi. Ai ka potencuar se këto ndihma mund të jenë në të holla, ushqime apo veshmbathje. |Pas gjendjes së krijuar nga përmbytjet në Shqipëri qytetarët e rajoneve të goditura nga vërshimet kanë nevojë për çdo lloj ndihme andaj ky komitetet mund të sigurojë ndihmat e nevojshme për këta qytetarë", është shprehur Arifi. Me formimin e këtij komiteti, është siguruar edhe një depo e cila që nga sot është e hapur për të grumbulluar ndihmat në veshëmbathje dhe gjëra ushqimore për të i dërguar më pas për në Shqipëri.
Naser Haziri, shef i sektorit për emergjenca ka thënë se komiteti përmes mekanizmave te ndryshem do të shtrijë aktivitetetin e vet në çdo fshat , biznes apo shkollë në mënyrë që këto ndihma të jenë sa më të mëdha pasi nevoja e qytetarëve të rrezikuar është shumë e madhe për çdo lloj ndihme.
|
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|