AKTUALITETE
Komunikatė pėr shtyp
| Komunikatė pėr shtyp |
| Monday, 18 January 2010 | |
|
Komiteti Komunal për grumbullimin e ndihmave për zonat e përmbytura nga vërshimet në Shqipëri, i formuar me iniciativën e qytetarëve, bizneseve, shoqatave joqeveritare, bashkësive fetare, sindikatave të punëtorëve, subjekteve politike dhe i mbështetur nga Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Nexhmedin Arifi, fillon grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga vërshimet në Shqipëri. Të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, punonjësit, fermerët dhe bizneset ndihmat mund t’i sjellin pranë këtij komiteti, i cili do të bëjë grumbullimin, magazinimin dhe dërgimin e ndihmave organeve për menaxhimin e krizës në Shqipëri. Komiteti do të kujdestarojë cdo ditë nga ora 10:00 deri në ora 16:00, duke filluar nga data 18 janar , 2010 e deri me 5 shkurt 2010, në zyrat e shoqatës “NËNË TEREZA” në Shtëpinë Kulturës në Viti. Ndihmat në mall do të magazinohen në depon e ish-kazermës së TMK-së “BAFTI HAXHIU”, në Viti. Pranimin e mallit dhe të artikujve ushqimorë do ta bëjë komandanti i zjarrfikësve. Kurse mjetet financiare do të deponohen në llogarinë bankare të destinuar për ndihma Shqipërisë nga vërshimet Nr17-02-0030213147.45 pranë NLB-së në Viti. Për çdo ndihmë të dhënë ju do të merrni dëshminë (Faturën). Në aksion do të jenë të përfshira të gjitha vendbanimet e komunës, ndërkaq ndihmat mund të ofrohen dhe përmes Këshillave të fshatrave. Ftoheni të gjithë të dëshmoni humanizëm për të prekurit nga vërshimet në Shqipëri. Nr. Kontaktues me Komitetin Komunal për ndihma;
Me respect Komiteti Komunal për ndihma Shqipërisë Viti, 18.01.2010 |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|