AKTUALITETE
Kryetari Arifi emėroi drejtorėt e Drejtorive Komunale
| Kryetari Arifi emėroi drejtorėt e Drejtorive Komunale |
| Monday, 25 January 2010 | |
|
Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, në konferencën e sotme për shtyp, ka publikuar emrat e drejtorëve të drejtorive komunale për mandatin 4 vjeçar. Në këtë konferencë edhe komandanti i stacionit policor në Viti ka njoftuar me rastet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë, ku veçoi kapjen e 3 personave të maskuar që dyshohen për grabitje në Pozheran.
Qeveria komunale e Vitisë në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar do të funksionoj me 9 drejtori, respektivisht 10 duke përfshirë edhe atë të Administratës dhe Personelit. Kryetari i Vitisë Nexhmedin Arifi ka emëruar ekzekutivin e ri, ku drejtorët që kanë qenë në post gjatë dy viteve të fundit u është vazhduar mandate, ndërkohë që 3 drejtorë janë të rinj që vijnë nga radhët e partnerit të koalicionit AAK. Drejtor i Drejtorisë për Buxhet e Financa është riemëruar Selvije Rexhepi, në atë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Taip Alidema, Arsim dhe Shkencë Feri Qerimi, drejtor në Drejtorinë për Kulturë Rini e Sport Visar Demiri, Katastër, Pronësi dhe Gjeodezi Elmaz Bajrami; UrbanizëmPlanifikim e Mjedis Xhavit Sylejmani;Inspekcion Shefik Sylejmani; Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencë do ta udhëheq Agim Haziri dhe në Drejtorinë për Bujqësi, pylltari dhe Zhvillim Rural është riemëruar Avni Misini.
Kryetari Arifi ka theksuar më tej se vendimi për vazhdimin e madatit drejtorëve që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar është marrë ngase ka qenë një periudhë e shkurtër për të treguar rezultat, kështu që u është dhënë edhe një rast. Por, puna e drejtorëve do të jetë në mbikëqyrje të vazhdueshme dhe nuk përjashtoj mundësin e ndryshimeve pë rata drejtor që nuk tregojnë rezultat brenda këtij viti. Duke folur për planet e komunës dhe projektet që parasihen për këtë vit, kryetari Arifi theksoi se afër 30 projekte janë të gatshme dhe në procedurë për shpallje te tenderit, ndërkohë që projektet që janë ndërprerë, do mund të fillojnë me përmirësimin e kushteve atmosferike. Në konferencën e sotme për shtyp, kapiteni Afrim Halili njoftoi për kapjen e 3 personave të maskuar në Pozheran, si të dyshuar në shumë raste të grabitjeve. Atyre u është dhënë masa e paraburgimit dhe do të merren organet e drejtësisë. Kapiteni Halili bëri të ditur se përkundër temperaturave të ulëta që po mbretërojnë, rastet e aksidenteve janë të vogla dhe gjitha rrugët janë të kalueshme.
|
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|