AKTUALITETE arrow AKTUALITETE arrow U mbajt debati “Tė drejtat e minoriteteve dhe promovimi i tyre”
U mbajt debati “Tė drejtat e minoriteteve dhe promovimi i tyre”
Thursday, 28 January 2010

Me temë “Të drejtat e minoriteteve dhe promovimi i tyre”, është mbajtur një debatë në Viti i  përfaqësuesve të organizatave për të drejtat e njeriut , përfaqësuesve të institucioneve juridike dhe atyre profesionale, shoqërisë civile si dhe qytetarë të komunitetit serb. Në këtë takim të pranishmit debatuan rreth pozitës dhe të drejtave të minoriteteve që u vlerësua se është arritur një progres sa i përket lirisë së qytetarëve serb, krahas gjendjes së periudhës së pasluftës në Kosovë.

Behxhet Shala drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së duke përmendur pasojat e luftës dhe prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, tha se në Kosovë është arritur progres sa i përket të drejtave të minoriteteve. Ne angazhohemi për një Kosovë ku të gjithë qytetarët të ndihen të barabartë, të kenë të drejta dhe përgjegjësi të barabarta, theksoi Shala. Ndërsa duke folur për të drejtat e njeriut në përgjithësi, ai tha se fatkeqësisht në Kosovë ka shumë mekanizma që shkelin të drejtat e njeriut si të popullatës shumicë, po ashtu edhe asaj pakicë. Po që se i bëjmë një rishikim kushtetutës apo edhe dokumenteve tjera bazë të nivelit local dhe qendror,çdo fjalë e dytë përmendën të drejtat e njeriut dhe zbatimi i tyre, që jep të kuptoj se Kosova është parajsë për respektim të drejtave të njeriut, ndërkaq në realitet është e kundërta. Të drejtat e njeriut janë të drejta Universale që i përkufizojnë dikujt më shumë e dikujt më pak, por te ne kjo është prezente, tha Shala.  Ndërsa Zoran Cvetkoviq nga Kllokoti, është shprehur se viteve të fundit integrimi i komunitetit serb në institucionet lokale, ka bërë që gjërat të shihen më ndryshe. Kuptohet se në periudhën e pasluftës, ka qenë një situatë e pasigurt dhe ka munguar vullneti i serbëve që ti përshtaten atij realiteti, mirëpo tani gjendja është krejt ndryshe. Unë punoj që 7 vite në institucione bashkërisht me shqiptar. Kam 4 fëmijë të cilët vijojnë mësimet dhe e vërej se edhe ata janë të kënaqur, kështu që të ardhmen tonë e shohim këtu në Kosovë, thekoi Cvetkoviq. Daut Xhemajli shef i Administratës dhe Personelit duke përmendur angazhimet e institucioneve komunale  drejt integrimit dhe trajtimit të komunitetit serb, ka thënë se ne në vazhdimësi kemi shty proceset, sidomos në integrimin e tyre në jetën institucionale, pastaj kthimin në pronat e tyre etj. Në administratë nuk ka njëanshmëri sa i përket trajtimit të qytetarëve dhe respektohet barazia në raport me dygjuhësinë. Xhemajli ka shtuar se numri i punëtorëve serb në institucionet komunale kalon mbi përqindjen e paraparë të popullatës së këtij komuniteti që jeton në komunën e Vitisë.

Kurse sa i përket shkollimit, Goran Maksimoviq zyrtar i lartë në Drejtorinë e Arsimit tha se shkollimi është në nivel pasi që në dy shkolla fillore në Binqë dhe Mogillë mësojnë bashkërisht nxënësit shqiptar e serb dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Debati i sotëm u organizua nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, respektivisht Zyrën për Integrime.

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni