AKTUALITETE arrow AKTUALITETE arrow Kryetari Arifi priti kryetarin e PSHDK-sė Ton Markun me bashkėpuntorė
Kryetari Arifi priti kryetarin e PSHDK-sė Ton Markun me bashkėpuntorė
Thursday, 18 December 2008

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, ka pritur në një vizitë kryetarin e PSHDK-së Ton Marku me bashkëpuntorë. Qëllim i këtij takimi ishte thellimi  i bashkëpunimit të kësaj partie me institucionet komunale në shumë sfera të jetës.

 Kryetari Arifi i njohi mysafirët me aktivitetet dhe angazhimet e udhëheqjes komunale, ku pikë së pari është instaluar një administratë  efektive, si dhe janë në realizim e sipër disa projekte infrastrukturore e në veqanti ndërtimi I objekteve shkollore, që do të thotë se angazhim primar është përmirësimi i kushteve nëpër shkolla.

Kryetari I PSHDK-së Ton Marku, pasi ka njoftuar  kryetarin Arifi rreth programit të kësaj partie, ka përgëzuar udhëheqjen komunale për të arriturat në komunën e Vitisë. Marku ka shprehur gatishmërinë  e bashkëpunimit të ndërsjelltë me udhëheqjen komunale, ku edhe ka përmendur se PSHDK ka një pjesë të elektoratit në komunën e Vitisë. Edhe Lazër Krasniqi kryetar i senatit  të PSHDK-së, është fokusuar në arritjen e një bashkëpunimi të fuqishëm dhe po ashtu si partnere të ardhshme në zgjedhje e shohin PDK-në. Ndërsa , anëtari  i  kryesisë së PSHDK-së isak Ahmeti, ka kërkuar nga udhëheqja komunale një angazhim më të madh sa I përket projekteve investuese në fshatin Stubëll, siq është projekti I ujësjellësit, kanalizimit etj.

Kryetari I komunës Nexhmedin Arifi ka çmuar lartë bashkëpunimin me banorët e fshatit Stubëll, dukë vlersuar se është njëri ndër fshatrat më të organizuara në komunën e Vitisë. Megjithatë, Arifi tha se projektet e parapara për realizim gjatë këtij viti, kanë qenë të aprovuara nga përbërja e kaluar dhe nuk kemi mundur të bëjmë ndonjë ndryshim. Por, ka premtuar se është në kontakt të vazhdueshëm me Fondacionin Zviceran” Inter Corpooration”  me të cilët do të shqyrtoj mundësinë e rregullimit të ujësjellësit në fshatin Stubëll.

 
< I mėparshmi   Tjetri >

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni