AKTUALITETE arrow AKTUALITETE arrow Emėrohen drejtorėt e dy shkollave fillore dhe nė Gjimnazin “Kuvendi Lezhės"
Emėrohen drejtorėt e dy shkollave fillore dhe nė Gjimnazin “Kuvendi Lezhės"
Friday, 19 December 2008

Përmes ndryshimeve të bëra në stafin udhëheqës në disa shkolla të komunës sonë, DAK pretendon të ngrisë edhe nivelin edukativo – arsimor, cilësinë në mësimdhënie e mësinxënie. Ky është qëllimi i DAK-ut. Një vizion i ri për hapjen e perspektivave të reja.

Drejtoria për Arsim dhe Kulturë në Viti, pas intervisimit  të kandidatëve të cilët kishin konkurruar për drejtorë të shkollave fillore dhe gjimnazit Kuvendi Lezhës në Viti, si dhe pas vlërësimit të kandidatëve ka zgjedhur  dhe emëruar drejtorët e rinj të këtyre shkollave.  

Paneli  intervistues ka vlerërsuar se për drejtor të shkollës fillore “Njazi Rexhepi” të fshatit Sllatinë e Epërme është zgjedhur Naim Nuredini, në shkollën fillore “Faik Konica” në Viti  Hasan Rama dhe në Gjimnazin  “Kuvendi I Lezhës” në Viti Gaspër Demaj.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë, konkursi për drejtor të shkollës fillore në Smirë është shtyrë për tu rishpallur sërish për arsye se kishte konkuruar vetëm një kandidatë. Kurse , ndërkohë pritet edhe emërimi I drejtorit të ri në Skifteraj, pasi që konkursi ishte shpallur më vonë.

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

INFORMATORI


INFO...

Kompania zvicerane “Ipower Internacional”, parasheh ndërtimin e një termocentrali në Viti, i cili do të furnizonte me energji elektrike rreth 10 mijë banorë të këtij qyteti. Përderisa udhëheqësit komunal kanë premtuar se do të plotësojnë gjitha parakushtet që kërkohen për tu implementuar ky projekt, nga ana tjetër udhëheqësit e kompanisë zvicerane janë në pritje të përgjigjes nga Zyra  Rregullatorit të  Energjisë për çmimin që mund ti ofroj kjo kompani  qytetarëve.

 

Banorët kroatë të komunës së Vitisë, po përballen me kushte të vështira të jetesës. Numri i madh i rasteve sociale ne këtë komunë,  ka ndikuar që këto familje herë herë të ngelen jashtë përkujdesjes dhe  Institucionet komunale të Vitisë, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo kroate që të gjejë forma të përhershme për të ndihmuar ato.

 

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, ka pritur sot në një takim  znj Maria Poshfai-konsulente e Bankës Botërore e cila merret me rishikimin e sistemit kadastral të Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte instalimit i një sistemi të qëndrueshëm kadastral dhe organizimin e aspektit strukturor e financiar si dhe cila është gjendja e tanishme e shërbimit kadastral.

 

Udhëheqja komunale e Vitisë, e kryesuar nga zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, i shoqëruar edhe nga shefi administratës dhe personelit Daut Xhemajli dhe këshilltarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve etj, kanë vizituar fshatin Prekaz me rastin e Epopesë së Lavdishme të familjes Jasharaj.

 

Me rastin e “8 Marsit”-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyra e kryetarit të komunës ka organizuar një pritje për punëtoret të cilat punojnë në administratën komunale. Me këtë rast, zv.kryetari i komunës Xhevat Bislimi, pasi i ka uruar punëtoret për ditën e tyre, ka theksuar se Institucionet Komunale do të jenë të angazhuara që edhe në të ardhmen të mbështesin projekte që avancojnë pozitën e femrës në shoqëri.

 

Këshilli Organizativ i Manifestimit tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut”, ka vendosur që ky manifestim të mbahet nga 20 deri 26 mars, për dallim nga vitet e kaluara që fillonte më 11 mars.

 

 

. .






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni